
За компанијата: Монета Финанциал Сервицес ДООЕЛ Скопје е небанкарска финансиска институција (НБФИ) и е водечка компанија во Северна Македонија, специјализирана за обезбедување финансиски услуги за брз трансфер на пари.
Лиценцирано...
повеќе за компанијата »(преземи го огласот во Word)
Shoqëria për shërbime Moneta Financial Services DOOEL Shkup, me seli në rrugën Bitpazarska nr.60/1-1 Shkup, kodi postal nr.915, e licencuar nga Banka Popullore e R.M.V. si ofrues i shërbimit për Transfer të Shpejtë Parash - MoneyGram, shpall:
KONKURS
Për zyrtarë/e në sektorin e Financave
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja e raporteve mujore financiare dhe raporteve të ndryshme;
- Mbledhje dhe analizë e informacioneve të kontabilitetit;
- Barazim i llogarive të sub-agjentëve në bazë ditore;
- Kalkulim, kontrollim, ndjekje dhe evidentim i kalkulimit të provizioneve për sub-agjentët;
- Ndihmon në përgatitjen e buxhetit të kompanisë dhe e ndjek zbatimin e tij;
- Mbajtje e rregullt e regjistrit për asetet afatgjata dhe kalkulimi i amortizimit;
- Evidentimi i rregullt i aseteve të reja dhe heqja e atyre jashtë përdorimit;
- Përgjegjës për ndjekje të vazhdueshme të llogarive bankare të kompanisë dhe pajtueshmëri në rast mospërputhjeje;
- Përgjegjës për kalkulim, deklarim dhe pagesë në kohë të të gjitha llojeve të tatimeve, kontributeve dhe detyrimeve tjera publike;
- Bashkëpunim me Institucionet Rregullatore në raste të kontrolleve në terren në kompaninë;
- Përgatitje e raporteve vjetore financiare dhe bashkëpunim me auditorët e jashtëm gjatë revizionit;
- Kryerja e analizave financiare dhe profitabilitetit me kërkesë të Udhëheqësit të Financave dhe Drejtorit të Përgjithshëm;
- Kontrollim i evidencave kontabile dhe shpenzimeve;
- Sigurim i autorizimeve të të gjitha shpenzimeve në bazë të vijave buxhetore;
- Kryerja e punëve të tjera nga fusha e kontabilitetit, financave dhe punë të tjera administrative me kërkesë të Udhëheqësit të Financave, Drejtorit të Përgjithshëm ose strukturave tjera udhëheqëse.
Përgatitja dhe aftësitë tjera profesionale:
- Diplomë universitare në ekonomi apo financa;
- Minimum 3 vite përvojë pune në fushën përkatëse;
- Fleksibilitet i lartë në përdorimin e MS Office;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze;
- Aftësi ndërvepruese udhëheqëse;
- Aftësi organizative dhe analitike;
- Preferohet të ketë njohuri të sistemit Quickbooks;
- Përparësi do të kenë kanditatët me vertetim për kontabilist të çertifikuar nga IKKC.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre me fotografi jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj së bashku me letër motivimi në e-mail adresën: [најави се за да го видиш е-маилот] ose në adresën: rr. Bitpazarska nr.60/1-1, kodi postal nr. 915 me shënim "Konkurs për Zyrtarë/e në Sektorin e Financave".
Konkursi vlen nga 30.03.2021 deri më 13.04.2021, aplikimet e dërguara me vonesë nuk do të merren parasysh. Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët vlerësohen për rrethin më të ngushtë.
Слични огласи »