Elektrodistribuimi SHPKNJP është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është distribuimi i energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë. Kompania është pjesë e Grupacionit EVN.
КARRIERA NË ELEKTRODISTRIBUIMI
Për nevojat e Qendrës Energo të Konsumatorëve nё Veles, Grupa 1, kërkojmë:
ELEKTRO-INXHINIER (SPECIALIST) NË VELES (M/F)
Detyrat në punë:
- Përpunim i kërkesave dhe ankesave të konsumatorëve,
- Planifikim dhe projektim i objekteve elektroenergjetike,
- Kontrollë dhe mbikëqyrje në ndërtim/vënie në funksion të objekteve elektroenergjetike dhe lidhjeve të konsumatorëve,
- Pranim, përpunim, ruajtje dhe rregullim i dokumentacionit,
- Kontrollimin e lidhjeve dhe pikave të matjes.
Kualifikimet e nevojshme
- Fakulteti elektro-teknik – Energjetikë,
- Njohuri dhe shfrytëzim të MS Office,
- Nuhuria e gjuhës angleze do të llogaritet përparësi,
- Aftësi për punë me afate,
- Leje të vozitjes,
- Përgjegjësi dhe përmbushje të detyrave në punë,
- Fleksibilitet,
- Punë në ekip.
Nëse jeni të interesuar për karrierë në Elektrodistribuimi, dërgoni biografinё tuaj tё shkurtër dhe letër motivimi në [најави се за да го видиш е-маилот] më së voni deri mё 12.12.2019.
Vërejtje: Nё pajtueshmёri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse dёshironi që tё dhёnat Tuaja të ruhen në data bazën tonë, përveç CV-së Tuaj dhe letrës motivuese duhet të dërgoni edhe deklaratë për leje shfrytёzimi të tё dhënave personale për nevojat e punёsimit.
Elektrodistribuimi ështe kompani e cila ofron mundësi të barabarta dhe tretman të drejtë gjatë punësimit të të gjithë personave pavarësisht racës, gjinisë, religjionit, përkatesisë nacionale, llojit të aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike.